Hansi Flick thotë se asnjë lojtar te Barcelona nuk e ka të sigurt vendin e titullarit.

Sipas Flick, ky është rregulli i tij i parë që ndiqet në ekip, duke iu referuar edhe prurjes më të re te katalanasve, portierit polak, Wojciech Szczęsny.

Szczęsny ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pritet të bashkohet shumë shpejt me ekipin blaugrana.

Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit në La Liga, pasi u mposht nga Osasuna në transfertë me rezultatin 4-2./abcnews