Ilirjan Haxhaja eshte fizoterapisti qe ne kohe te mira dhe ne te veshtira ishte dhe është gjithmone prane lojtareve. Ai ka me shumë se 12 vite qe kujdeset per gjendjen fizike te ekipit Shkodran. Sot nuk ndihet vetem fizoterapist. Ka qene aty pranë Vllaznisë duke percjelë çdo emocion qe ekipi jepte ne fushe, qofshin ato te mira apo te keqija.

Për Ilirjan Haxhajën dita e sotme ka qenë e veçantë sepse ka festuar 45 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, gazeta “Shkodra Sport” i ka bere nje interviste te shkurter per te mësuar me shume rreth tij dhe rreth punes te palodhur qe ai ben.

– Si nisi puna juaj me ekipin shkodran dhe sa kohe jeni krah tyre?

U bene 12 vite tek Vllaznia. Filluam me kohën kur ishte president zoti Valter Fushaj me stafin e tij, drejtorin Kujtim Shaba, trajnerin Agim Canaj dhe drejtues të tjerë dhe miqtë e koleget e mi ku kemi punuar tëre këto vite ne stafin mjekësor bashkë me doktor Zyhdi Çobën dhe Ruzhdi Mesiku të cilët i falenderoj për përkrahjen.

– A keni hasur ndonjeherë pakënaqesi persa i perket drejtuesve te klubit?

Kur punon ka dhe pakenaqesi qe mund krijohen, por me shume une i krijoj pakenaqesite me veten time, kur ekipi humbet. Me drejtuesat nuk kam pas konflikte, ngaqe eshtë dhe pjesa mjekësore që nuk është se të krijojne probleme. Ne vetem na kane mbështetur, si drejtuesat, trajnerët, lojtarët, gazetaret, duke filluar me Gjergjin, Gacin, Adin, Senadin, po ashtu dhe tifozat shkodranë. Pra një falendërim nga zemra për gjithe ato.

– Si eshte marëdhenia juaj me ekipin?

Mardhenia me ime me ekipin eshtë si një familje. Jane pjesë e zemres sime. Më respektojne dhe më japin ngrohtesi duke ma bere punen me te lehte.

– A kemi momentalisht lojtare qe kane demtime muskuluare?

Në botën e sportit demtimet janë prezente dhe sport pa demtime nuk ka. Per momentin kemi demtime te lehta, por qe duhet të themi se jemi mire.

– Si eshte gjendja e dy prurjeve te reja ne ekip, pra Salim Cisse dhe Milos Kaleziç?

Lojtaret e fundit që kanë ardhur momentalisht jane mire. Nganjeherë ata që vijnë nga jashtë e kanë të veshtire te ambjentohen me klimen dhe kushtet ne vendin tone. Per kete aresye shpeshherë pesojne demtime. Njesoj si Mandiangu qe u largua nga demtimi qe mori.

– Opinoni juaj rreth Vllaznise se sotme?

Eshte një grup pune i krijuar nga Alban Xhaferi dhe Blendi Dibra. Nje model i punës, model i kushteve të lojtareve, model në raportin me stafin mjekësor, me stafin e trajnereve, model në raport me drejtorin Sportiv Matko Djarmati, me zëdhënësin e shtypitGjergj Kola ku dhe e falenderoj Gjergjin per përkrahjen e tij.

– Çfare e ben Vllaznine sot te jete ndyshe?

Pa dyshim eshte nje merite e trajnerit gjerman Thomas Brdariç qe ka sjelle ne mentalitet tjeter. Po ashtu treshja shkodrane Elvis Plori, Safet Osja dhe Ideal Lekiqi. Kemi nje grup lojtaresh qe po ne servirin emocione vertet te medha dhe shpresojmë t’ia dalim me sukses në fund.
Intervistoi: Akil VARFI