Vllaznia do të luajë këtë javë të parën nga tre finalet që kanë mbetur në fund të këtij sezoni. Këtë e shpjegon më së miri Eni Imami, i cili është i bindur se shkodranët pasi janë afër Europës, do të bëjnë gjithçka për të fituar edhe titullin kampion.

Por në fjalët e tij për “Fax Sport”, mbrojtësi ka theksuar se preferenca e tij, nëse kuqeblutë nuk do ia dalin, do të jetë pikërisht ekipi kryeqytetas që të ngrejë lart trofeun.

“Objektivi kur firmosa në fillim ishte Kupat e Europës dhe me 99% ne jemi brenda objektivit. Na duhet vetëm 1 pikë në këto dy ndeshje për ta siguruar matematikisht se dihet që Skënderbeu dhe dënimi që ka bën që edhe vendi i katërt të shkojë në Europë.

Me Partizanin është finalja e parë nga tre që kemi dhe uroj të dalim me kokën lart. Kjo është ndeshje e fortë, por do t’i shkojmë deri në fund.

Të them të drejtën nga ndeshjet e mbetura pak më shumë frikën në këto ndeshje, duke parë formën e Partizanit, do të thosha se ai kam Partizanti se është e para. Kjo është finalja e parë, këtë të mendojmë e jo për Laçin.

Mentaliteti gjerman që thotë trajneri me sa kuptoj është që të luajmë deri në minutën e fundit, derisa t’i bjerë bilbilit arbitri e ka pasur raste që kemi fituar në frymën e fundit. Fat? Fati është edhe si ta kërkosh, ndihmon gjithmonë më të mirët. Përderisa kemi qenë më të mirët, e di gjithë Shqipëria që kemi bërë futbollin më të bukur këtë vit, normalisht edhe fati ka qenë me ne.

Trajneri ka lënë të kuptojmë se shpeshherë duhet të tregohemi më cinikë se të bëjmë lojën e bukur. Të gjithë do e mbajnë mend që Vllaznia ishte speciale me lojëra të bukur a e të gjitha, por në fund mbahet mend ekipi kampion e jo kush luajti më bukur.

Të kishim qenë me këmbë në tokë edhe ne futbollistët, , do të ishim në vend të parë sot e me diferencë piksh. Është e pafalshme se ishim 9 pikë larg dhe më vjen jashtë mase keq për këtë.

Ky ka qenë pa asnjë lloj dyshimi, një nga kampionatet më të bukura, që deri në javën e fundit nuk dihet se kush do e fitojë. Me gjithë respektin, bravo u qoftë ekipeve që kanë qenë në fund të tabelës se është luftë e fortë dhe kemi parë në vite që ata që janë të rëna nuk kanë luajtur futboll.

Sulmuesi më i vështirë? Do thosha pa asnjë dyshim Eze, është supersulmues në syrin tim.

Zhgënjim nga Kukësi e Tirana? Kukësi ka qenë 10 vjet pjesëmarrës në Kupat e Europës dhe më vjen pak keq e më duket çudi. Sa i përket Tiranës, besoj se Tirana e prishi vetë, kishte alamet ekipi. Më vjen keq që është në këtë pozitë.

Nëse nuk e fiton Vllaznia titullin? Nëse nuk do e fitonim ne, do ia uroja me shpirt Partizanit”, tha Imami. /vipsport/