Gjimnastika shkodrane i ka dhene diten e djeshme lamtumiren njerit prej pjestareve te shquar te saj, Petrit Turrit. Ai eshte ndare nga jeta ne moshen 57 vjeçare duke lene pas nje hidherim te madh jo vetem te familja e tij por edhe tek miqte dhe koleget e sportit.

Petrit Turri e ka filluar sportin e gjimnastikes ne shkollen sportive “Ali Laçej” me trajner Bep Çefen duke qene pjese e klasave sportive.

Me pas ka kaluar tek ekipi i pare per t’u stervitur ne pallatin e sportit duke u bere pjese e Vllaznise. Konkurroi ne shkollen e Mjeshterise Sportive por nuk ia doli dhe si rrjedhoje vazhdoi studimet ne shkollen ushtarake “Skenderbeg” ne Tirane. Si rrjedhoje, ai filloi jeten si ushtarake.

Lajmin per ndarjen e tij nga jeta e ka dhene ish- gjimnasti dhe trajneri i njohur Artan Vukatana i cili e pershkruan keshtu Petrit Turrin: “Nje njeri e shok i mrekullushem. Shkonte mire me te gjithe dhe e respektonin te gjithe. Ishte shume i matur dhe i dashur.

Vetem fjale te bukura dhe te mira di me thane per te. Njeri qe perçonte vetem gjera te mira per te tjeret. I mrekullueshem. Me vjen keq se kisha kohe pa fole me te sepse jetonte ne Gjermani prej shume vitesh. U nda nga jeta ne moshe te re. Kemi ba sport qe te vegjel e pastaj me te rinjte pastaj shkoi ne shkollen ushtarake ku e zhvilloi gjimnastiken atje”.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet per ndarjen nga jeta te ish- gjimnastit Petrit Turri dhe gjithe komunitetit te ketij sporti.