Sporti shkodran dhe konkretisht basketbolli, ka humbur se fundi nje nga emrat e njohur te tij ne vitet ’40- ’50, Qemal Tafilica. Ai eshte ndare nga jeta tre dite me pare (6 dhjetor) ne Kanada, vend ku jeton prej shume e shume vitesh.
Qemal Tafilica kishte lindur ne Shkoder me 26 mars 1931 dhe ne rinine e tij do te zgjidhte t’i perkushtohej sportit dhe pikerisht basketbollit duke u bere pjese e Vllaznise qe ne vitin 1946 bashke me emra te tjere si Esat Haxhi, Muhamet Sokolin, Vehbi Ademin etj. Eshte marre njekohesisht edhe me hendboll por shkelqimin do ta kishte tek basketbolli.
Ne vitin 1951 do te shkonte ushtar dhe do te aktivizohej me Partizanin, me te cilin fiton nje titull kampion dhe nje Kupe te Republikes.
Do te luante deri ne vitin 1955, kohe kur ai vendos te arratiset nga Shqiperia duke u vendosur ne Kanada, vend ku ka jetuar qe prej atij viti derisa mbylli syte prane familjes se tij.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Tafilica per humbjen e njeriut te saj te dashur dhe po ashtu edhe Sportklub Vllaznise per ndarjen nga jeta te nje pjestari dinjitoz te historise se saj.
Gjergj KOLA