Në një kohë të vështirë për Shqipërinë, sensibilizimi për Shqipërinë ka thyer çdo kufi dhe ka qenë i pakushtëzuar. Nga Maqedonia, Kosova, Greqia e më gjerë, mesazhet në mbështetje të popullit shqiptar në këto kohë të vështira kanë qenë të mëdha teksa nuk mbeten pas as klubet e Serisë A italiane.
Pasi Milani fillimisht u solidarizua me Shqipërinë, ishin radha e Romës, Lacios e Napolit ndërkohë që sot një tjetër gjigand italian ka shkruar për tërmetin që ka goditur vendin tonë.
Klubi i Interit që në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm tifozësh shprehet se mendimet e tyre vijnë për popullin shqiptar.
Postimi i Interit:
“Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit. Mendimet tona u shkojnë atyre, të dashurve të tyre dhe të gjithë popullit shqiptar në këto ditë vështirësish të mëdha”, shkruhej në postimin e klubit zikaltër, dedikuar Shqipërisë. /VipSport/