Inter pas nënshkrimit me Hakan Çalahanollu nga Inter, ka vendosur të kërkojë për një mbrojtës të krahut të majtë.
I preferuari i zikaltërve është Xhordi Alba. Anësori katalanas vlerësohet shumë në Camp Nou, megjithatë drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta lejojnë të largohen duke qenë se Inter ka disa lojtarë në organikë për të cilët ata interesohen dhe që mund ta përfshijnë në negociatat për Albën.
Kështu, i pari është Milan Skriniar. Mbrojtësi i skadon kontrata në vitin 2023 dhe Barcelona shpreson të përfitojë. E njëjta situatë është edhe me Lautaro Martinez, i cili prej kohësh lidhet me një transferim te Barcelona.
Në fund, ka një pëlqim edhe për Marselo Brozoviç me kroatin që është në skadencë kontrate dhe sezonin e ardhshëm del një lojtar i lirë. Ndaj, zikaltërit nëse duan Xhordi Albën, duhet të përgatiten për të pritur edhe kërkesat e Barcelonës për lojtarët e tyre. /VipSport/