HomeKRYESOREInter tenton të rinovojë kontratën me kroatin

Inter tenton të rinovojë kontratën me kroatin

Interi është në një periudhë rinovimesh ku primarë janë lojtarët më të mirë të ekipit.

Pasi siguroi rinovimin e Lautaros dhe Barellas, klubi zikaltër tashmë do të provojë rinovimin e Ivan Perisiç. Kroatit i skadon kontrata në verën e ardhsme dhe momentalisht nuk ka kërkuar të rinovojë. Interi nuk dëshiron ta largojë anësorin kroat për arsye se ai po bën shumë mirë këto dy vitet e fundit me Interin.

Perisiç gjithmonë ka qënë një lojtar titullar tek Inter që nga dita ku u transferua në Itali. Ka patur disa ulje ngritje por këto dy vitet e fundit ka treguar se sa i vlen lëkura. Vjet luante në krahë me Hakimin ndërsa skëtë sezon me Darmian dhe ka treguar se nuk është vetëm një lojtar ofensiv.

Ndeshjet e fundit me zikaltërit ai ka impresionuar shumë teknikun Inzaghi me performancën e tij por jo vetëm, gjithashtu edhe tifozët zikaltër tashmë e kanë të preferuarin e tyre dhe nuk do të ishin dakort nëse klubi nuk do të bënte një përpjekje për të rinovuar kontratën e tij.

Marotta po mendon të planifikojë javën që vjen një takim me kroatin ku t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare e me një pagë prej 5 milion euro në sezon.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments