Qe prej dites se djeshme ka nisur shitja e biletave te ndeshjes Vllaznia- Teuta dhe risia qe kane sjelle drejtuesit e klubit shkodran ka te beje me faktin se eshte hapur edhe nje pike te re te shitjes se tyre.
Dhe pika e re nuk eshte te stadiumi ku eshte pika tjeter, por kete here eshte zgjedhur nje vend ne qender te qytetit te Shkodres, pikerisht tek nje nga librarite e qytetit.
Por nderkohe shitja vazhdon edhe online dhe kjo do te thote se shanset jane te medha qe te mos kete rradhe ne sportele dhe deri te shtunen para ndeshjes do te jene te shitura biletat e lejuara per kapacitetin e stadiumit “Loro Boriçi”.
Shanset jane te medha qe ne stadium te jene rreth 5 mije tifoze (aq sa lejon kapaciteti i lejuar) dhe nje numer i tille kuptohet qe do te jete ne mbeshtetje te Vllaznise duke shpresuar per nje tjeter fitore.
Starti i kampionatit i ka entuziasmuar tifozet shkodrane qe pritet te mbeshtesin fuqimisht Vllaznine ne kete kampionat ku ka hyre me shume pretendime./SHKODRA-SPORT.COM/