Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInteri i sigurt drejt titullit, Milani fundoset në 'San Siro' nga Parma

Interi i sigurt drejt titullit, Milani fundoset në ‘San Siro’ nga Parma

Milani është mposhtur në “San Siro” nga Parma në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 80’ nga Troilo i cili fillimisht u duk në pozicion jashtë loje.

Pas rishikimit në VAR për 4 minuta, kryesori e konsideroi të rregullt golin duke shpërthyer festa të miqtë.

Për vendasit zhgënjimi ishte i madh pasi thellohet diferenca me Interin e vendit të parë në 10 pikë dhe duket sikur rruga e zikaltërve drejt titullit është më e sigurt. Nga ana tjetër ish-ekipi i Kristian Kivusë ngjitet në vendin e 12-të me 32 pikë.

MILAN 0-1 PARMA

80′ Troilo

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments