HomeKRYESOREInteri më mirë edhe se Juventusi, Handanoviç vendos rekord

Interi më mirë edhe se Juventusi, Handanoviç vendos rekord

Me fitoren ndaj Kievos, Interi jo vetëm që ka bërë një hap para në drejtim të Ligës së Kampionëve, por ka ndihmuar kapitenin Samir Handanoviç të krijojë një rekord për sa i përket Serisë A. Duke përfshirë edhe takimin e të dielës mbrëma, slloveni ka regjistruar plot 17 ndeshje sezonale pa u ndëshkuar.
handanovic

Kjo arritje e numrit 1 zikaltër shkon paralel me atë të skuadrës. Ashtu si lideri i tyre, edhe mbrojtja nuk ka lëshuar për asnjë moment. Ajo e skuadrës së Spaletit është prapavija që ka realizuar gjithashtu 17 ndeshje pa lejuar gola, duke u bërë kështu më e mira e kampionatit italian e duke lënë pas një superfuqi sJuventusi.

Mbase Kievo nuk është Atalanta, por pikërisht ndaj këtyre dy skuadrave, zikaltrit nuk kanë lejuar asnjë goditje në kuadrat kur i kanë pritur në “San Siro”.

FAKTORI “POLITANO” – Dëmtimi ndaj Kievos mund t’i kushtojë Napolin, por Mateo Politano i ka dhënë shumë Interit në sezonin e parë, përveç pesë golave dhe gjashtë asisteve në 34 paraqitje. Ai ndaj Kievos ishte goli i 25-të në karrierë për ish-anësorin e Sasuolos, teksa goditja që dërgoi në rrjetë ishte e 300-ta ndaj portave rivale në karrierën e tij në Serinë A.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments