Alessandro Bastoni është kthyer në stërvitje me skuadrën e Interit.
Mbrojtësi italian është shëruar nga Covid-19 dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach këtë mesjavë.
Duke parë problemet në mbrojtjen zikaltër, të cilat Contes i kushtuan edhe në ndeshjen kundër Milanit, atëherë Bastoni mund të kthehet menjëherë në pozicionin e titullarit.
Në krahun tjetër, tek Interi rezultojnë edhe disa lojtarë të tjerë të infektuar, siç janë Roberto Gagliardini, Ionut Radu dhe Ashley Young.