Romelu Lukaku është thelbësor për sulmin zikaltër dhe këtë e ka provuar me kohën.
Drejtuesit e Interit nuk mund ta imagjinojnë repartin ofensiv pa të dhe nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e belgut.
Por, nga Anglia vazhdojnë të vijnë sirena merkatoje. 28-vjeçari qëndron në krye të listës së dëshirave të Çelsit, që duan t’i dhurojnë trajnerit Tuhel një sulmues të kalibrit të Lukakut.
Për zikaltrit numri 9 i tyre nuk preket, por nevoja për të vendosur ekuilibër në bilancet e tyre mund t’i detyrojë ta konsiderojnë shitjen, sepse 120 milionë eurot me të cilat vlerësohet, do të ishin një tundim i madh.