Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInteri në “hall”, nuk gjendet marrëveshja me lojtarët për pagat. Mësoni çfarë...

Interi në “hall”, nuk gjendet marrëveshja me lojtarët për pagat. Mësoni çfarë pritet të ndodhë

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, lojtarët e Interit nuk kanë pranuar marrëveshjen e klubit për të hequr dorë nga paga e dy muajve të vitit të kaluar që janë të prapambetura.

Drejtuesit zikaltër i kërkuan lojtarëve të tyre t’i mirëkuptonin pasi situata ekonomik nuk shihet fort e mirë, por nuk kanë gjetur mbështetjen e futbollistëve.

Sipas gazetës italiane, ishte Bepe Marota i cili tentoi të negocionte me lojtarët për pagat e prapambetura, por e gjitha ka ngelur në kuadrin e zgjedhjes jo të detyrimit.

Tani shoqërisë zikaltër i mbetet të mbyllë marrëveshjen me investitorët amerikan të BC Partners për të marrë borxh 200 milion dollarë, të cilat do të përdorëshin për të paguar pagat e 5 muajve të parë të sezonit, kusht ky të cilin e kërkon federata për të federuar skuadrën sezonin tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments