HomeKRYESOREInteri nis bisedimet me Tottenhamin për Milan Skriniar, vendoset çmimi

Interi nis bisedimet me Tottenhamin për Milan Skriniar, vendoset çmimi

Tottenham Hotspur dhe Inter kanë nisur bisedimet për mbrojtësin sllovak Milan Skriniar.

Sipas mediave italiane, Interi i ka vënë çmim prej 60 milionë euro shitjes së tij.


Skriniar është në tregun e transferimeve këtë verë, pasi në muajt e fundit të sezonit të kaluar e humbi vendin e titullarit në skuadrën e Antonio Contes, kryesisht për shkak të sistemit të trajnerit italian me tre mbrojtës.

Mediat italiane raportojnë se kontaktet e para mes klubeve tashmë kanë nisur dhe se bisedimet janë në fazë fillestare.

Interi do 60 milionë euro për shërbimet e përfaqësuesit sllovak.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments