Interi ka arritur të sigurojë një tjetër mesfushor dhe këtë herë bëhet fjalë për shërbimet e lojtarit serb, Lazar Samarxhiç. Mediat italiane raportojnë se palët janë shumë pranë akordit dhe mungojnë vetëm detajet e fundit para se të arrihet zyrtarisht marrëveshja.
Mesfushori 21-vjeçar që aktivizohet me Udineze në kampionatin italian ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me bardhezinjtë, teksa prej dy sezonesh aktivizohet rregullisht në kampionat.
Zikaltërit janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërkohë që në operacion mund të përfshihet edhe lojtari i të rinjve, Xhovani Fabian që sezonin e fundit ishte i huazuar te Rexhina.
Me fanellën e Udinezes, Samarxhiç ka zhvilluar 59 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola. Në kampionatin gjerman, Samarxhiç shkëlqente edhe me të rinjtë, aty ku në 56 ndeshje me të rinjtë e Hertha Berlinit, shënonte 54 gola.