Me atë supergol të shënuar në finalen ndaj Tiranës, Antonio Delaj i ka dhënë fitoren dhe njëkohësisht trofeun e Kupës së Shqipërisë Vllaznisë U19.
Sulmuesi anësor ka treguar klasin e tij në momentin e golit duke e dërguar topin atje ku portieri kundërshtar nuk mund të mbërrinte dot. Por jo vetëm kaq. Edhe gjatë ndeshjes, Delaj ka treguar klas të lartë duke fituar vëmendjen e të gjithëve.
Lojtari që ende nuk i ka mbushur 18 vjeç ka pranuar të japë një intervistë për gazetën “Shkodra Sport” teksa ka folur jo vetëm për këtë finalen, por edhe për synimet e tij për të ardhmen. Për më shumë, lexoni intervistën e tij:
– Antonio, i dhuruat fitoren e Kupes ekipit tuaj me golin e vetem te shenuar ne ndeshjen kunder ekipit kryeqytetas. Si ndiheni?
Fitimi i Kupes se Shqiperise ishte objektivi kryesor i ekipit, gjithashtu edhe i imi. Ai gol eshte goli me i bukur dhe me i rendesishmi i gjithe karrieres sime si futbollist deri tani dhe besoj qe do mbetet gjate ne kujtesen time.
– Tashme Vllaznia U-19 fituese e Kupes se Shqiperise per sezonin 2020-2021. Çfare dha me shume ky ekip per ta merituar kete trofe?
Ekipi jone qe ne fillim ishte ndertuar per te fituar trofe dhe besoj qe ky ekip ka treguar ne fushe vlera dhe karakter prandaj ishim dhe fitues te trofeut te Kupes.
– Çfare eshte Vllaznia per ju?
Vllaznia eshte klubi ku u rrita si futbollist dhe ku dua te kontribuoj dhe te jap maksximumin tim
– Si jane marredheniet tuaja me stafin dhe skuadren?
Marredhenia me shoket e ekipit dhe stafin eshte shume e mire. Tek Vllaznia U19 ka nje seriozitet shume te madh ne pune ku gjithesecili vleresohet dhe respektohet.
– Sa i kenaqur jeni me paraqitjet tuaja personale per kete sezon?
Jam i kenaqur por kerkoj me shume nga vetja. Besoj se me pune e perkushtim do t’ia arrij ketij qellimi.
– Cilat jane objektivat tuaja per te ardhmen?
Objektivat jane te stervitem sa me shume dhe te kontribuoj pse jo per ekipin e pare te Vllaznise.
Intervistoi: Fabiola CAKA