Roli i pergatitesit atletik tashme edhe ne Shqiperi gjithnje e me shume po behet i domosdoshem dhe ne skene kane filluar te dalin shume djem te rinj dhe pasionante te kesaj fushe. Njeri prej tyre eshte Aurel Locaj.

Ai ka lindur me 28 janar 1987 ne Lezhe dhe e ka nisur futbollin me grupmoshat e Beslidhjes qe ne moshen 6vjeçare duke vazhduar deri ne moshen 18 vjeçare dhe pastaj kalova u transfeua ne Itali ne qytetin e Perugias per studime. Atje ka studiar shkencat e trupit te njeriut e sporteve “Scienze Motorie e Sportive “ ne Fakuletetin e mjeksise e kirurgjise!

Gjate nje provimi ne ekipin e Perugias ka pesuar nje demtim te rende ne gju i cili ishte i perseritur dhe jo i mire kuruar qe ne moshe te re. Ne vitin 2013 u kthye ne Shqiperi. Ne fund te ketij viti nisi pune ne akademine Brian’s. Ne Shqiperi ka mbaruar Insitutin e Fiskultures ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder bashke me master profesional.

Licensen e pergatitesit atletik e ka kryer ne vitin 2018, ndersa pas dy vitesh ka marre edhe licensen Uefa B. Nderkohe qe ne janar te vitit 2020 kryen edhe rolin e pergatitesit atletik tek kombetarja U19 qe drejtohet nga trajneri shkodran Armando Cungu.

Per te mesuar me shume mbi karrieren e ketij trajneri dhe synimet per te ardhmen, “Shkodra Sport” ka zhvilluar nje interviste me te, te cilen mund ta lexoni me poshte:


– Aurel jeni rikthyer serish tek Akademia Brian’s. Si ndiheni tani tek kjo Akademi?

Te them te verteten ndihem si ne shtepine time edhe pse pata nje shkeputje prej 10 muajsh. Kjo sepse kalova tek Akademia e Shenkollit per te kontribuar, pasi objektivi i saj ishte qe skuadra U19-te te arrinte ne finale e ketee arritem, por e humbem me 11-te metersha.

Me vone kalova me ekipin e te rriturve te Laçit ne superiore me kerkesen e tajnerit Shpetim Duro. Ishe kenaqesi per mua dhe gjithe skuadren e Laçit ku ne beme histori kur luajtem ne turin e trete ne kupat e Europes. Pastaj une bisedova me Presidentin e Brians, z.Gjergj Filipi qe te vazhdoja punen ne kete akademi me te gjitha moshat si trajner dhe pergatites atletik.

– Pame disa ushtrime te reja me keto mosha te ndryshme nga ato te kaluara, mos keni sjellur dicka te re tek ekipet?

Po, te them te drejten une po punoj shume me moshat. Dua te sjell metoda te reja moderne te kohes. Ju sot pate nje nga ditet e fundit te minifazes pergaditore. Kjo ishte nje seance me topin e perbere nga disa cirkuite. Me perpara pothuajse nuk perdorej topi gjate pergatitjes fizike. Keto jane mungesa fatkeqesisht te fituara qe ne moshe te vogel tek femijet.

Jo per te justifikuar koleget e U17 e U19 por hasim shume vishtersi, sepse politikat dhe objetivat e klubeve jane per te arritur rezultate te mira pa kuptuar gabimin qe kane shkaktuar gjate rritjes te femijeve. E thene troc, nuk mund te kerkojme rezultate kur sportisteve tane nuk u japim ate çfare kane nevoje. Pra i stervisim gabim.

– Sa arrijne femijet te realizojne kerkesat tuaja gjate stervitjes?

(Qesh). Me vure ne veshtersi. Kam dy muaj qe punoj me ekipin U17 dhe shoh permiresim pavaersisht se per per te arritur objektivat rruga eshte e gjate.


– Si jane rezultatet deri tani?

Me duhen te pakten 6 muaj per te marre rezultatet qe une dua.


– Konkretisht, cili eshte objektivi juaj per kete vit?

Objektivi im personal nuk jane arritjet e rezultateve, por rritja e cilesive individuale te çdo lojtari.

– A shikoni talente tek ekipet tuaja?

Ka talente, por nuk me pelqen te permendend emra, sepse shpesh here gabojme.


– A mendoni se te ekipet kombetare te moshave grumbullohen lojaret me te mire?

100/100 vijne ata qe meritojne. Ne seleksionojme me qindra futbolliste qe luajne brenda dhe jashte vendit nga te gjitha trevat shqiptare. Vazhdimisht grumbullohet nje numer i caktuar te cilet vezhgohen dhe perzgjidhen nga stafi teknik i FSHF.


– Keni ndonje sugjerim per pergjegjesit e Akademive te moshave?

Do t’u sugjeroja te perzgjedhin trajnere te kualifikuar e jo shoke e miq per qoka. E them kete se tek ekipet U17 e U19 ka lojtare me mangesi kordinative teknike edhe ne “sjellje”.
Intervistoi: Engjell Gjolaj