Ka arritur te shpallet kampion me Teuten ne sezonin e fundit, por nuk eshte ndjere shume i lumtur. Per mbrojtesin shkodran Denis Pjeshka, hapesirat e aktivizimit nuk kane qene te shumta dhe per kete arsye, ai mezi ka pritur fundin e kontrates me durrsaket dhe nga sot nuk eshte me pjese e tyre.

26 vjeçari tashme do te shohe drejt nje eksperience te re, ku natyrisht siç e thote edhe vete, nese do ta kerkonte Vllaznia, ai nuk do t’i thoshte kurre jo.

Pjeshka ka folur edhe per gjera te tjera ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” gjate dites se sotme, interviste te cilen ju ftojme ta lexoni me poshte:

– Denis pershendetje. Sot KF Teuta ka dhene lajmin se ka mbyllur bashkepunimin me ju. Ka perfunduar kontrata apo kishte nje marreveshje me mirekuptim mes paleve?

Dua te them se ka perfunduar kontrata ngaqe e kam patur njevjeçare. Biseduam per rinovimin, por nuk rame dakord he kesisoj ky bashkepunim mes paleve perfundoi ketu.

– Ju personalisht kishte deshiruar qe kjo kontrate te rinovohej?

Jo, kam pritur te mbaroj kontrata dhe te largohem.


– Nuk ke patur shume hapesire por je shpallur kampion me Teuten. Çfare ka qene ky sezon per ty?

Ne fakt prisja te luaja me shume, por kjo nuk ka qene ne doren time sepse e vendos tjeterkush. Ndersa per titullin kampion normal qe ndihem mire sepse çunat e kan merituar ate.

– Ku do ju shohim ne te ardhmen?

Akoma nuk kam vendos per kete gje.


– Disa futbolliste shkodrane po rikthehen te Vllaznia. Do ta mireprisnit nje ftese edhe ju?

Çdo shkodran do qe te luaje per Vllaznine.


– Keni oferta te tjera?

Jam ne bisedime me disa skuadra, por do te vendos me vone.


– Do preferoni nje skuader qe ju garanton me shume minuta apo anen financiare te ofertes se saj?

Deshiron nje skuader ku te ndihem mire.


– A e konsideroni veten disi te pafat ngaqe keto 2-3 vitet e fundit gjerat nuk ju kane shkuar ashtu si duhet?

Un nuk mendoj ashtu. Te Laçi kam ndenjur vetem 4 muaj sepse 3 kane qene rikuperim nga operacioni, Ndersa me Flamuranin i kam luajt te gjitha ndeshjet, kurse te Teuta ashtu ka vendose trajneri. Nuk eshte se mua s’me kan shkuar gjerat mire. Domethene nuk shoh ndonje gja negative, une marr pjesen pozitive. Tjeter gja eshte pastaj se sa i kenaqur jam.

– Edhe diçka per Vllaznine, si e konsideroni sezonin e fundit te saj?

Do ta konsideroja shume pozitiv dhe uroj te vazhdoje me te tilla ritme edhe ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/