Kur kane mbetur edhe pak jave nga perfundimi i kampionatit te kategorise se pare, Skenderbeu dhe Dinamo diten e sotme kane zyrtarizuar ngjitjen e tyre ne “Abissnet Superiore” per sezonin e ardhshem. Ata, edhe matematikisht e kane mbyllur garen e tyre diten e sotme.

Gazeta “Shkodra Sport” ka intervistuar nje nga futbollistet e skuadres korçare, pikerisht qendermbrojtesin Dritmir Beci per te marre nje mendim per kete sukses te skuadres korçare, por edhe per te ardhmen e tij.


– Beci, tashme Skenderbeu do jete serish ne Superiore. Sa e veshtire ishte per ju ne kete kampionat, ku gara ka qene shume e veshtire?

Sigurisht qe ishte nje vit i gjate dhe i veshtire per te arritur objektivin per ngjitjen ne Superlige pasi kishim dy rivale te forte deri ne fund si Dinamo dhe Flamurtari. Por ne ishim ekipi qe gabuam me pak dhe e merituam plotesisht.


– Vitin e kaluar kontribuat per ngjitjen ne Superiore te Erzenit dhe sivjet te Skenderbeut. Ndjeheni mire per kete gje?

Po, per mua eshte i dyti vit rresht qe e arrij kete sukses dhe eshte kenaqesi e veçante. Jam krenar qe jam pjese e ekipit te Skenderbeut dhe dhashe kontributin tim per kete sukses.


– Do vijoje Beci te jete pjese e Skenderbeut edhe sezonin e ardhshem?

Kete nuk e di akoma pasi kur te mbaroje sezoni do ulemi te diskutojme me drejtuesit per vazhdimesine.

– Ku do e shohim Becin ne te ardhmen, apo mbetet sekret?

Une jam pjese e Skenderbeut dhe deshira eshte te vazhdoj te jem aty, por do e shohim ne vazhdim.
Intervistoi: Marinela MATIJA