Nese flasim per sukseset e atletikes shkodrane te viteve te fundit, padyshim qe nuk mund te anashkalosh nje element me shume perspektive. E kemi fjalen per kampionen Erisa Rrasa.
17 vjeçarja e ka nisur mbare karrieren dhe per rrjedhoje ka arritur te shpallet kampione edhe me te rriturat dhe kuptohet qe ka ne objektivat e saj te arrije rezultate te tjera te larta si ne arenen kombetare ashtu edhe ate nderkombetare.
Erisa eshte rritur ne duart e trajnerit Vildan Tufi, nderkohe qe tani eshte duke u stervitur me trajnerin tjeter, Bruno Rrotanin me te cilin ka shume plane per te thyer rekorde e per te marre medalje.
Ajo ka pranuar te jape nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ka folur me gazetaren Fabiola Caka teksa ka folur per shume gjera, qe nga fillimi i karrieres se saj, sukseset dhe planet per vazhdimesine. Per me shume lexoni intervisten e saj:
– Si kanë qenë fillesat e tua me këtë sport?
Fillimet e mia në sportin e atletikës kanë nisur në kohën kur unë isha në klasën e 8-të në shkollën Branko Kadia.Ishte mësuesja e fiskulturës Blerta Danja,e cila kishte spikatur prirjen time për të qenë një atlete.Ajo,si një ish-atlete i dinte mirë cilësitë e duhura për të qenë e tillë.
Mësuese Blerta më mundesoj një takim me profesor Vildan Tufi. Ishte data 22.10.2018 kur unë bashkë me babain tim do të paraqitesha tek stadiumi për një testim nga ana e profesorit.
Në atë kohë nuk lejohej te hynte njeri në stadium sepse po bëheshin punime.Për këtë arsye profesori improvizoi tek pjesa pas stadiumit.Vendosi pengesat,më bëri 30 m dhe kontroll për shpejtësinë e vrapit. Pas testimit profesori i mahnitur i tha babait: “Vajzën do e sjellësh sepse është talente.”
– Kush ishte mbështetja ose personi i parë që besoi tek ty?
Gjatë këtij rrugëtimi akoma të shkurtër për mua, mund të them se kam pasur dy shtylla shumë të rëndësishme pa të cilat, s’do ia kisha dalur mbanë. Profesor Vildan Tufi dhe familjen time. Këto kanë qenë burim force për mua.
Do të doja të ndalesha tek personi i parë që më ka besuar e mbështetur dhe ai është profesor Vildani. Ai ishte trampolini për fillimet e mia si sportiste atlete. Profesori kishte disa elementë shumë të rëndësishëm në lidhje me stërvitjen.
Kishte profesionalizëm, këmbëngulje, ishte shumë kërkues ndaj meje si sportiste për të dhënë më të mirën time, si dhe nuk dorëzohej lehtë. Punuam fort dhe bëmë arritje të mëdha së bashku.
– Si stervitesh, si punon?
Momentalisht stërvitem me profesor Bruno Rrotanin dhe jam shumë e kënaqur sepse po punojmë fort për të arritur rrezultate sa më të larta. Stërvitem çdo ditë nga 2 orë, ndërsa 2-3 herë të tjera bëj dhe palestër nën mbikqyrjen e profesorit.
– Renditeni e treta duke merituar medaljen e bronztë në kërcimin së gjati të zhvilluar në Kampionatin Ballkanik në Stamboll të Turqisë. Si ndiheni?
Isha e lumtur në momentin kur zura vendin e 3-të në Ballkan duke marrë medaljen e bronztë, por nga ana tjeter e dija që profesori im po luftonte me semundjen në shtratin e tij dhe nuk ndodhej aty me mua. Madje ai as nuk e dinte se atë ditë kisha garat, prandaj ai është lajmëruar për lajmin vetëm pas marrjes së medaljes sepse gjendja e tij emocionale ndikonte në përkeqësimin e shëndetit.
Atë medalje ia dedikoj profesor Vilit si siq e quaja unë, për mundin, sakrificën, përkushtimin, sepse është dhuruar deri në momentet e fundit të jetës së vet për mua, për sportin e atletikës. Do i jem mirënjohëse gjithë jetën.
– Cilat janë objektivat tuaja për vazhdimësinë?
Së bashku me profesor Brunon Rrotanin kemi objektiva të qarta këtë vit. Të arrijmë të kapim 6.15 m dhe pse jo të jemi pjesë e garave të rëndësishme ballkanike.
E falenderoj si trajner për punën e palodhur, për durimin dhe përkushtimin e tij jo vetëm ndaj meje por dhe kundrejt gjithë sportistëve të tjerë.
Intervistoi: Fabiola CAKA