Para disa ditësh “Basania FC” festoi njëvjetorin e krijimit të saj dhe ky pervjetor u shoqërua me pjesëmarrjen e figurave të njohura të zonës, stafit, të rinjve të ekipit dhe shumë të pranishëmve të tjerë.

Pjese e kesaj Akademi eshte tashme edhe trajneri i përgatitjes atletiko, Redis Shahmanin. Duhet të përmendim që ai ka dalë fitues i kampionatit për të rinj me “Shkodra basket” , fitues i kupës me “Studentin” dhe fitues i kampionatit dhe kupës me “Valbonën” e Tropojës.

Por prej disa kohesh eshte duke ushtruar funksionin e pergatitesit atletik dhe i eshte bashkuar “Basanias”. Po përse ai beri kete zgjedhje mes shumë akademish të tjera? Për këtë e më shumë ai është shprehur në intervistën që ka dhënë për “Shkodra Sport”:

– Në rininë tuaj tuaj keni luajtur si basketbollist i Vllaznisë, sa vite e keni ushtruar këtë pasion te ky ekip?

Unë sportin e basketbollit e kam filluar me ekipin e moshave të Vllaznisë në moshen dhjetë vjeçare dhe jam shkëputur nga basketbolli në moshen njëzet e shtatë vjeçqrenga një dëmtim i gjurit. Jam aktivizuar me Vllazninë, Shkodra basket, Studentin, Valbonën e Tropojës dhe në fund me ekipin e Fierit. Fitues i kampionatit për të rinj me Shkodra basket, fitues i kupës me studentin dhe fitues i kampionatit dhe kupës me Valbonën e Tropojës.

– Pse keni zgjedhur që tashmë të jeni përgatitës atletike?

Mendoj se të jesh përgatitës atletik dhe fizik duhet domosdoshmërisht të kesh njohuri të përgjithshme në disa sporte dhe të njohësh metodikën e të stërviturit të një ose më shumë sportistëve në të njëjtën kohë duke mos anashkaluar për asnjë moment specifikat dhe nevojat e çdo sportisti që stervitet nga unë. Këtë eksperiencë e kam përsosur ndër vite edhe si zv.trajner i basketbollit te Vllaznia por edhe nga angazhimi im si trajner fitnesi në palestra për afro dhjetë vite.

– Prej disa kohësh keni filluar pune tek “Basania”. A keni pasur oferta të tjera dhe përse zgjodhët pikërisht këtë ekip?

Po është e vërtetë që ka pak ditë që jam afruar tek akademia “Basania FC” si përgatitës atletiko-fizik dhe për këtë duhet të falenderoj presidentin Ermir Shimaj dhe drejtorin teknik të Akademisë, Ditmar Jubica për besimin dhe mundësinë e bashkëpunimit në akademi.

Ofertat nuk kanë munguar, por kushtet e të punuarit ishin primare për mua. Basania më kërkoi dhe unë bëra një provë njëjavore tek akademia ku kuptova dëshirën e madhe dhe vizionin për të ardhmen të drejtuesve të stafit dhe trajnerëve.

– A i mungonte kësaj akademie një trajner atletike?

Me sa kam informacion, ekipi i parë i Vllaznisë nuk ka një përgatitës atletiko-fizik të mirëfilltë dhe ky trend është dhe tek akademitë e tjera ndërkohë që duhet të ishte e kunderta, prandaj më pëlqei projekti dhe vizioni te Basania.

– Për kaq ditë te Basania, si e ndjeni veten kur punoni me këtë ekip?

Meqë kushtet e të punuarit janë të mira edhe unë ndihem shumë mirë prandaj e pranova me shumë dëshirë.
Intervistoi: Dajana GEGAJ