Ëndrrat e tij kanë filluar të bëhen realitet. Klejdi Paloka, futbollisti 19 vjeçar shkodran jo vetëm ka firmosur kontratë me ekipin e parë të Vllaznisë, por edhe ka debutuar me të. Madje në një ndeshje europiane siç ishte ajo e para dy ditëve me AEL në Qipro.

Shtatëlarti që luan si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë, ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediat teksa nuk ka dëshirë të flasë gjatë. Dhe kuptohet që kjo është mëse e drejtë sepse është vetëm fillimi i karrierës së tij. Për më shumë ndiqni intervistën e tij:

– Paloka, një debutim në një ndeshje ndërkombëtare si kjo ndaj AEL, diçka me të vërtetë e veçantë për ju?

Po, me të vertetë. Kishte shumë emocione për mua, është dhe debutimi im i parë në ndeshje profesioniste dhe kjo ndodhi në ndeshjen AEL- Vllaznia dhe për këtë jam i lumtur.

– Si ishte momenti i parë kur tekniku ju thirri për të hyrë në fushë?

Gjithë entuziazëm, sepse ky është një hap drejt suksesit, drejt të ardhmes.


– Duket se sivjet ka ndryshuar dicka në politikën e klubit, jo vetëm me aktivizimin tuaj, por edhe me kontratat që janë realizuar me brezin tuaj. Jeni i këtij mendimi?

Mendoj se po, pasi gjërat kanë evoluar për mirë.

Besoni te kualifikimi të enjten e ardhshme?

Besoj më shumë se duhet, sepse ky ekip nuk ishte i atij niveli të ekipit tonë. Ekipi jonë ishte shumë herë më i mirë. Ka treguar më shumë dinjitet në fushë. Humbëm raste më shumë se ata, por ka lidhje dhe fati.

– Çfarë ju tha trajneri pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes?

Na përgëzoi për paraqitjen dhe tani shpresojmë të kthejmë rezultatin në ndeshjen që do të luajmë në Shkodër./SHKODRA-SPORT.COM/