Ka luajtur me ekipet “Labeat” dhe “SK Shkodra” nderkohe qe sivjet ka zgjedhur te luaje per ekipin “Djelmnia shkodrane” U17, i cili merr pjese ne kampionatin e kategorise se pare, aty ku udheheq me merite renditjen.

E kemi fjalen per futbollistin Ksaverio Preka,16 vjeç, i cili luan ne rolin e mesfushorit te djathte dhe padyshim qe ka shume ambicje per te ardhmen.

Karriera e tij eshte ne hapat e pare dhe sigurisht qe ka shume per te dhene, megjithate “Shkodra Sport” i ka kushtuar vemendjen e duhur duke zhvilluar nje interviste te shkurter me te. Gazetarja Fabiola Caka ka dashur te nxjerre ne pah endrrat dhe deshirat e tij dhe me siguri qe kjo interviste do te mbese gjate ne kujtesen e ketij futbollisti te ri.

Ai eshte djali i trajnerit Kastriot Preka, per te cilin thote se eshte kritiku dhe njekohesisht mbeshtetesi i tij me i madh. Ndiqni me poshte intervisten e tij:

– Ksaverio, një rrezultat mëse i merituar i arritur ditën e shtunë kundër ekipit të Kukësit. Sa të kënaqur jeni me këtë fitore?

-Falë punës së palodhur të bërë nga stafi teknik dhe sportistat, skuadra zhvilloi një lojë të mirë duke marrë edhe rezultatin pozitiv në këtë ndeshje .Normalisht jemi të kënaqur pasi kjo fitore ka vlerën e tre pikëve dhe na mban në pozicionin që ne dëshirojmë. Jemi në vend të parë të renditjes.

– Po me paraqitjen tuaj personale?

Jam i kënaqur edhe me lojën e krijuar nga ana ime me një menaxhim të mirë loje dhe disa raste të krijuara për gol, ndonëse fati nuk është gjithmonë në krahun tonë.

– Momentalisht mbani vendin e parë në renditje. A është ky objektivi i këtij sezoni për “Djelmninë Shkodrane”?

Ky është një ndër objektivat e këtij sezoni si për ekipin e Djelmnisë Shkodrane U17 gjithashtu edhe ate U19 ku po punohet jashtëzakonisht mirë. Një objektiv tjetër mjaft i rëndësishëm për Akademinë tonë është edhe nxjerrja e sa më shumë talentave të rinj.

– Cili është momenti kyç që do të veçonit nga karriera juaj deri më tani?

-Edhe pse në këtë moshë kam pasur mjaft momente kyçe në karrierën time, por dua të veçoj këtë sezon në të cilin kam fatin të luaj në një ligë profesioniste ku shënova edhe golin tim të parë me këtë skuader kundër ekipit të Burrelit.

– Babai juaj gjithashtu bën pjesë në botën e sportit pasi trajnon grupmoshat e Shoqates Sportive “Labeat”. A është ai kritiku më i madh i juaji?

Babai im përveç se kritiku më i madh është edhe mbështetja ime më e madhe dhe për këtë ndihem me fat.

– Cila është ëndërra juaj më e madhe apo synimi që keni për të ardhmen?

-Ëndërra ime me e madhe ashtu si e çdo sportisti besoj është të arrij të bëhem pjesë e Kombëtares Shqiptare duke përfaqësuar vendin tim. Por jo vetëm, një nga synimet e mia është të luaj edhe jashtë vendit.
Intervistoi: Fabiola CAKA