Jemi mësuar ta dëgjojmë duke folur kryesisht për futbollin e luajtur, për pretendime objektiva, por në fakt, lojtarët vetëm pak raste flasin për jetën e tyre private. Këtë herë ka qenë ndryshe. Kapiteni i Vllaznisë Erdenis Gurishta ka folur në emisionin “Aromë festash” në Star Plus TV, këtë herë në një intervistë ndryshe.
Duke biseduar me gazetaren Marinela Matija ai na ka treguar edhe disa copëza nga jeta personale, intervistë të cilën mund ta ndiqni të përmbledhur këtu më poshtë:
– Si ishte ky vit qe po leme pas per Gurishten?
Ne aspektin profesional ishte deri diku i mirë, sepse jam i vetedishem qe mund te kishim bere me mirë dhe shpresoj qe ky vit te jet me i mire. Ne jeten personale ka qene i mbushur me emocione sepse kam gjetur njeriun e zemres.
– Si eshte dita juaj jashtë fushes se futbollit sepse e dime qe aty shpenzoni shume kohe?
Nje pjese e mire e kohes e kaloj ne stervitje, i impenjuar me futboll e ndersa pjesen tjeter ia kushtoj te fejuares time.
– Duke qene se jemi ne atmosferë festash, a ndihmon Gurishta ne shtepi?
Ti mendon se ne jemi çuna dhe nuk merremi me keto gjera, por e keni gabim (duke qeshur). Edhe ne merremi me zbukurime dhe dhurata normalisht ato jane per njerëzit e zemres, marrim dhe japim. Ambjenti ne shtepi eshte i ngrohte duke bere nje kend zbukurimi duke realizuar keshtu edhe disa foto per fundvit. Megjithate duke qene ne prag festash eshte bukur jo vetem per familjen te dhurojmë por edhe per ato njerez qe kanë nevoj dhe te sensibilizohemi te gjithe sepse eshte gje e bukur te bejme dike te lumtur .
-Ku preferon t’i kalosh pushimet ne kete fundviti?
Me shume kam deshire t’i kaloj prane familjes por meqe kemi edhe disa ditë pushimi me futbollin do “arratisem” per pak me te fejuaren jashtë Shkodres.
– Meqe jemi ne perfundim te vitit, ke do veçoni si momentin me te bukur, jo vetem ne jeten profesionale por edhe atë personale sepse tashme ju keni firmosur kontraten e jetes?
Ne jeten profesionale momentin me te bukur do veçoja permbysjen me skuadren e Siroki Brijeg ketu ne Shkoder. Ka qene nje ndeshje e bukur, e mirë jo vetem per mua por per te gjithe ekipin. Momenti me i bukur nga ana personale eshte fejesa me njeriun e zemres, propozimi do jetë nje surprizë.
-Tifozja juaj me e çmendur cila eshte?
Padyshim qe e fejuara ime e cila me mbeshtet ne çdo hap.
-Nje urim per te gjithë por edhe per tifozet ne veçanti?
I uroj te gjithe shqiptarëve Gezuar festat e mbaresi ne familjet e tyre. Per tifozat tone te mrekullueshem, do i them: E di qe ju kemi merzitur, por ju them me bindje te plotë se viti 2022 do e gjej Vllaznin me te forte dhe do luftojmë qe Vllaznia te jetë aty ku e meriton.
Intervistoi: Marinela MATIJA