Nga Marinela MATIJA

Beselidhja e Lezhes u shpall kampione e Shqiperise ne basketboll per meshkuj pak dite me pare duke shkruar ne kete menyre historine sepse ishte i pari titull per te. Nje kontribut ne kete sukses te jashtezakonshem dhane edhe dy shkodrane, trajneri Afrim Bilali si dhe basketbollisti Robert Shestani.

Ky i fundit ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” do te shpjegonte emocionet e suksesit te fundit, duke dhene edhe arsyet qe sipas tij çuan Beselidhjen tek suksesi.

“Çdo titull kampion ka veçantine e vet. Jane perjetime, emocione, duke pase parasysh sa shume ke punuar gjate gjithe vitit, sfidat qe ke kaluar, sfidat individuale per te qene aty ku duhet, sfidat ekipore per me arrite deri tek titulli kampion.

Kam besuar qe ne fillim te objektivi per arsye se organizimi i klubit ka qene perfekt qe ne fillim e deri ne fund dhe teper profesionist duke filluar nga presidenti, e duke vazhduar tek bordi, stafi i doktoreve dhe padyshim stafi i trajnereve.

Kam besuar edhe per arsye sepse kam pare se çfare ekipi kane krijuar qe ne fillim te sezonit. Marrja e lojtareve me eksperience, me djem te rinj dhe me basketbolliste amerikane. Nderthurja qe ka bere trajneri Bilali ne aspektin e lojes dhe jashte s,j ka qene perfekte dhe si rrjedhoje ia dolem te kurorezohemi si kampione”

I pyetur nderkohe se ku e sheh veten ne sezonin e ri, shkodrani 30 vjeçar shprehet: “Me Beselidhjen kam firmosur vitin e kaluar kontrate 1+2, qe do te thote se do te vazhdoj te jem serish pjese e kesaj skuadre, me synimin per te fituar te tjere trofe me te”./www.shkodrasport.com/