Ka luajtur për 13 vite me Besëlidhjen, ka qenë edhe kapiten i saj dhe padyshim që ka lënë gjurmë në futbollin lezhjan. E kemi fjalën për Sokol Tomën, i cili ka një të veçantë sepse nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me ekipet e moshave, por që në moshën 16 vjeçare ka kaluar menjëherë me të rriturit.
Ky djalosh ka lindur ne Tale (Breg-Mates) Lezhe. Nga vendi ku kane dale futbollista te medhenj si Vasil Bici, Paulin Deda, Nik Luli etj. Duhet te theksojme se te gjithe kane origjinen nga Kelmendi i Malesise se Madhe. I tille eshte edhe Sokoli.
Sokoli eshte pergatitur si futbollist me moshat me trajnerin Vesel Sokoli. Ai kishte nje fizik te mire, nje teknike, nje pergatitje te larte fizike dhe i afte per te shenuar gola. Duke pare qe ky djalosh kishte te dhena shume te mira, ne moshen 16 vjeçare e kalojne direkt tek ekipi i te rrituve me trajner pra Vesel Sokolin.
Ne vitin 1996-1997 ka filluar tek ekipi i te rriturve. Gjatë karrierës së tij ka provuar të luajë pak edhe me ekipet e Vllaznisë, Tomorit e Laçit, pastaj perfundon te Besëlidhja ku ka luajur 13 sezone duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit per 4 vite rresht.
Ka lindur me 17.2.1981 ne Tale Lezhe, ka luajtur si mbrojtës qendre, megjithatë ka shënuar 40 gola me Besëlidhjen. Ka mbaruar shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e tij dhe më pas, edhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” në degën e Edukimit Fizik në Shkodër, me pedagogun e mirënjohur, të ndjerin Vildan Tufi.
Sokoli jeton prej vitesh në Romë të Italisë, aty ku e kemi takuar dhe kemi zhvilluar këtë intervistë për “Shkodra Sport” të cilën mund ta lexoni më poshtë:
– Sokol, sa vite keni luajtur me Beselidhjen?
Kam filluar 16 vjeç direkt me te rriturit. Pa luajtur asnje ndeshje zyrtare me ekipet e moshave. Kjo do te me mbetet ne kujtesen time. Meriten ia dedikoj Vesel Sokolit, trajnerit tim te pare dhe shefit te klubit Paulin Deda qe me kane ndihmuar. Kjo ka qene nje surprize per mua.
– Cili ka qene roli juaj tek Beselidhja?
Fillimisht kam filluar si sulmues, pastaj me kaluan si qendermbrojtes sepse aty kishte shume nevoje ekipi.
– Cila ka qene pika me e forte e juaja, fiziku, teknika apo shpirti ne fushen e lojes?
Do te veçoja dy nga keto: fiziku dhe shpirti i gares ne çdo ndeshje.
– Cili ka qene trajneri me i mire per ju dhe pse?
Kam kaluar shume trajnerë, por do te vecoja Vasil Bicin. Ka qene nje edukator, mesues, trajner shume i mire. Mund ta quaj nje strateg profesionist.
– Cilin futbollist do te veçonit ne kohen qe keni luajtur me Beselidhjen?
Kam patur shume, por do te veçoj Leonard Perloshin. Ishte nje gjigand ne fushen e lojes.
– A keni nostalgji per Beselidhjen?
Nje pyetje qe e ka edhe pergjigjen. Besëlidhjes i kam dhene rinine time, ne kushte te veshtira, por une kam qene 4 vite kapiten i saj dhe kam patur pergjegjesine per ekipin. Do te mbetet gjithmone ne zemren time. Forca Beselidhja!
-Si e vleresoni publikun e Beselidhjes?
Eshte nje nga tifozerite me te zjarrta te Shqiperise. Fatkeqesisht Beselidhja edhe sot po luan ne kategori te pare. E deshiroj shume shpejt ne superiore.
– Cilin ekip simpatizon ne bote?
Italine.
– Cili eshte futbollisti me i mire ne bote sipas jush?
Padyshim Ronaldo i Brazilit ne te kaluaren, eshte i paarritshem. Sot Ronaldo 2, ai i Juves.
Intervistoi: Engjell GJOLAJ