Ne nje aktivitet te organizuar para dy ditesh nga Federata Shqiptare e Xhudos, sportisti Xhovani Shkoza u shpall me i miri i vendit per vitin 2020.

Padyshim qe ky eshte nje sukses per kete sportist, megjithate ai shume plane perpara dhe te tjera arritje per te koleksionuar. Mbi te gjitha pjesmarrjen ne Lojerat Olimpike “Paris 2024”.

Vete Xhovani eshte i bindur se do ia arrije dhe kete e thote publikisht ne intervisten e dhene gazetares Fabiola Caka per “Shkodra Sport”, interviste qe mund ta ndiqni me poshte:

– Duke qenë se familja juaj është pjesë e botës së sportit, sa ka ndikuar ajo në nisjen e rrugëtimit tënd me xhudon?

Mund të them se ndikimi ka qenë gjithmonë prezent,me apo pa dashje.Por askush nuk ka insistuar që unë të bëhem pjesë e sportit, kam qenë i lirë të zgjedh dhe zgjedhja ime ka qenë dhe do jetë gjithmonë sporti xhudos.


– Kush ishte mbështetja ose personi i parë që besoi tek ty?

Nuk do veçoja askënd pasi që në fillime kemi qenë të barabartë si skuadër duke ndërtuar kështu edhe familjen e madhe të xhudos.

– Jeni shpallur “Sportisti më i mirë i vitit 2020”. Si ndiheni dhe kujt i’a dedikoni?

Kam punuar, jam stërvitur fort e do vazhdoj të stërvitem për t’u ndier i kënaqur dhe i plotësuar me atë që bëj. Jam i mendimit që kur bën diçka me pasion, punë dhe përkushtim, atëherë shpërblehesh me titujt, çmimet dhe fitoret. Por edhe humbjet janë pjesë e rrugëtimit dhe duhen pranuar. Gjithçka që kam arritur dhe do arrij,i’a dedikoj familjes time dhe ekipit.

– Si stërvitesh? Si punon?

Stërvitem rregullisht 3 herë në çdo ditë të javës. Zgjohem herët në mëngjes dhe e nis ditën me vrapim, për të vazhduar më vonë, para dreke me stërvitje fizike, e për ta mbyllur mbrëmjen me xhudo. Ka raste kur rutina ndryshon, por asnjëherë të zgjas kohën e pushimit.

– Cila është ëndërra jote më e madhe apo synimi që ke për të ardhmen?

Më pëlqen ta quaj synim, pasi ëndrrat janë të mëdha. Synimi kryesor i momentit janë Lojërat Olimpike “Paris 2024” ku shpresoj se me punë dhe hap pas hapi do e arrij.
Intervistoi: Fabiola CAKA