Së fundmi Thomas Strakosha arriti të kalojë me sukses Covid-19 dhe rezultoi negativ në teste.

Me të marrë këtë lajm gardiani i kombëtares sonë ka nisur punën për tu kthyer sa më shpejt në fushë dhe u vënë mes katërkëndëshit të Lazios.

Nesër kryeqytetasit luajnë ndaj Zenit për grupet e Champions League, por Strakosha sërish nuk pritet të jetë në fushë.

Këtë lajm e bën të ditur trajneri Inzaghi, i cili shprehet se ylli kuqezi nuk është gati për të luajtur nga minuta e parë nesër.

“Strakosha ka bërë një punë të madhe gjatë këtyre ditëve me trajnerët e portierëve. Ai është gardiani ynë i parë, por nuk ka luajtur prej 15 ditësh. Nesër do të luajë Reina. Më pas do të shohim për ndeshjen e fundjavës”, u shpreh Inzaghi. /abcnews/