Sipas “ESPN” Simone Inzagi është trajneri i shtatë më i mirë në Europë. Nga një analizë e detajuar e specialistëve mbi mënyrën se si luajnë skuadrat, komunikimi me gazetarët, si i menaxhon lojtarët, ka rezultuar që trajneri i zikaltërve ka grumbulluar 73 pikë nga 100 të mundshme.
Simone Inzagi duke festuar me stafin dhe lojtarët
“Inzagi mbylli vitin e tretë në drejtimin e Interit duke fituar titullin e Serisë A në mënyrë impresionuese. Ekipi i tij ka shënuar më shumë gola në Serinë A, por asnjë tjetër në 5 kampionatet kryesore të Europës nuk ka pësuar. Zikaltrit kanë bërë një lojë inteligjente dhe kanë treguar vlera të të mëdha.
Trajneri ka bërë hapa përpara në krahasim me aventurën e tij me Lacion. Skema 3-5-2 është e interpretuar në mënyrë fantastike prej tij”, shkruhet në analizën për trajnerin. Në vendin e parë është Guardiola, pastaj Ançeloti e Klop.