Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsaevski dhe Da Silva me 'look' të ri, Brdariç kërkon të mos...

Isaevski dhe Da Silva me ‘look’ të ri, Brdariç kërkon të mos vonohet loja. Ja pikantet në Vllaznia-Apolonia

Ne ndeshjen e luajtur të shtunën në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Apolonisë, ka patur edhe disa detaje pikante te cilat jane sjelle per lexuesit nga “Panorama Sport”.

-Tapeti i fushës së “Loro Boriçit” dukej se nuk e kishte ndier fare dëborën e rënë gjatë gjithë paradites të së shtunës në Shkodër.

-Kryebashkiakja Voltana Ademi, e pranishme nga minuta e parë në këtë sfidë. Madje, ajo erdhi më herët pasi ishte e vetme në tribunën VIP pak çaste para startit të takimit.

– Braziliani Da Silva u paraqit me “look” të ri në këtë takim. Ai, nga të verdha, e kishte kthyer ngjyrën e flokëve në të zeza. Gjithashtu, edhe Isaevski kishte një model të ri flokësh, pasi kishte hequr bishtalecin e tij.

-Trajneri Brdariç ka kërkuar të mos vonohej asnjë sekondë loja dhe me këmbë ka ftuar të tijtë për ekzekutimin e shpejtë të një rivënieje me duar në minutën e 53-të.

-Debat mes Zogoviçit e Mihanës në minutën e 72-të, pasi portieri i Vllaznisë kërkonte ndaljen e aksionit të miqve, pas një dëmtimi në gjysmëfushën mike të një lojtari shkodran. Për disa sekonda kuqeblutë kërkuar ndalesën e takimit, por miqtë refuzuan një gjë të tillë duket rrezikuar madje dukshëm portën.

-Diop nuk është ndier aspak mirë sapo është futur në dhomën e zhveshjes. Lojtari që kishte shpenzuar shumë energji, për më tepër moti i ftohtë në fund të takimit, bëri që Diop të ndiejë një dhimbje në gjoks. Ndërhyrja e shpejtë e ambulancës ka normalizuar gjithçka në gjendjen shëndetësore të lojtarit të Apolonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments