Fitorja sonte 3-2 ndaj Tiranes i ka entuziasmuar te gjithe ne kampin shkodran. Nje sukses i arritur ne limitet e ndeshjes e ka bere edhe me inkandeshente atmosferen ne stadium.

Pas kesaj ndeshje, njeri nga lojtaret titullare te ekipit shkodran, pikerisht maqedonasi Aleksandar Isaevski, permes nje postimi ne rrjetet sociale ka shkruar:

“Luftë e pabesueshme nga të dy skuadrat deri në momentet e fundit të lojës. Të lumtur që e përfunduam duke marrë të 3 pikët në minutën e 97-të.

Krenar për të gjithë lojtarët dhe stafin për shfaqjen e shpirtit të ekipit duke luftuar kështu per te fituar këtë derbi, së pari për veten tonë, pastaj për të gjithë Shkodrën.

Ne vazhdojmë të mërkurën duke u përpjekur të marrim rezultate pozitive”.