HomeKRYESOREIsak: Ibrahimovic është një shembull, po e dëshmon që mosha nuk ka...

Isak: Ibrahimovic është një shembull, po e dëshmon që mosha nuk ka rëndësi

Alaxandër Isak i cili aktualisht luan për Real Sociedad është një nga lojtarët që ka shumë interesime drejt tij, i cili ka një klauzolë largimi prej 90 milion euro.

Isak argumentoi në një intervistë për “Marca”, se Zlatan Ibrahimovic është një nga lojtarët më të mirë për kombëtaren suedeze.

Grumbullimi i tij me kombëtaren nordike është dëshmia më e mirë se ai pavarësisht moshës ka akoma për të dhënë për fanellën kombëtare.

“Ibrahimovic është mirë dhe donte të vinte. Ai dëshiron të jetë këtu dhe trajneri mendoi se ishte e përshtatshme. Në moshën 40-vjeçare, ai po bën gjëra të shkëlqyer dhe po arrin të tregojë se mosha nuk ka fare rëndësi. Është një shembull i shkëlqyer për të gjithë”, shprehej sulmuesi.

I pyetur rreth të ardhmes së tij ai shtoi: Kjo nuk është diçka në të cilën ne lojtarët hyjmë. Këto janë tema të klubit. Ne luajmë dhe më pas klubet negociojnë dhe vendosin se sa paguhet për një lojtar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments