Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIsh-drejtori i Vllaznisë sfidon Kosovën në Prishtinë

Ish-drejtori i Vllaznisë sfidon Kosovën në Prishtinë

Kosova do të presë Moldavinë në 20:45 në “Fadil Vokrri”. Dardanët do të luajnë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, me objektivat që tanimë nuk janë të arritshme. Me vetëm dy pikë nëpesë ndeshje, Kosova sot e ka detyrim fitoren në shtëpi.

Trajneri Bernard Challanders do të mungojë në këtë duel pasi është I infektuar me Covid-19. Muharrem Sahiti do të drejtojë Kosovën nga stoli, teksa në fushë janë lojtarët më të mirë, duke kujtuar se janë disa mungesa.

Trajner te Moldavia është Engin Firat, që sezonin e shkuar mbajti për disa muaj postin e Drejtorit Sportiv te Vllaznia e Shkodrës.

Kosova: Samir Ujkani; Hadergjonaj, Vojvoda, Rrahmani, Dresevic; Valon Berisha, Shala; Kastrati, Celina, Zhegrova; Vedat Muriqi./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments