Duke qenë se ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet bashkiake, në “ethet” e zhurmës janë përfshirë edhe njerëz të sportit. Bëhet fjalë për dy figura të njohura në qytetet e tyre dhemb konkretisht, ish-lojtari i Kombëtares, Salvador Kaçaj, si dhe trajneri i mirënjohur tashmë, Bledar Sinella që janë zgjedhur si kandidatë nën siglën e Partisë Bindja Demokratike.
Salvador Kaçaj rikthehet sërish në politikë, e këtë herë në Bashkinë e Lezhës, ndërsa më parë ka drejtuar Shëngjinin, aty ku kishte dëshirë që të ngrinte edhe një skuadër futbolli.
Krahas tij është edhe një ish-sportist i mirënjohur kavajas dhe ish-trajner deri këtë sezon, Bledar Sinella. Ish-mbrojtësi i Besës, Egnatias, Shkumbinit dhe trajner me kombëtaret e moshave, që këtë sezon drejtoi Egnatian.