Amir Rrahmani është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat italiane pasi u zbulua se për mbrojtësin ka pasur interesim nga Interi. 25-vjeçari, falë paraqitjeve me Dinamon e Zagrebit zgjoi interesimin e Veronës, e cila e transferoi në Serinë A. I
sh-futbollisti i Partizanit ka pasur një start impresionues në elitën e futbollit italian, duke fituar menjëherë vendin e titullarit.
Së fundmi, për mundësinë e transferimit në një tjetër klub, ka folu edhe menaxheri i tij, Adrian Aliaj. Ish-futbollisti i Kombëtares ka theksuar se për Rrahmanin në garë nuk është vetëm Interi, ndërsa është shprehur se ai gjithnjë ka besuar në cilësitë e tij.
“ Shumë klube janë duke kërkuar informacione për djaloshin, por për momentin Amir është duke menduar vetëm për Veronën. Më ka impresionuar shumë adaptimi i tij i shpejtë në kampionatin italian.
Po luan në nivele të larta dhe po bën progres të rëndësishëm. Kam besuar gjithnjë në kualitetet e tija”, u shpreh Aliaj./VipSport/