Blerti Hajdari, ish-futbollist i Tiranës, i ftuar në emisionin “SportNews” në News24 të moderatores, Daljana Sejdia , ka thënë se kampionati i këtij sezoni, ka qenë më i dobëti ndër vite. Hajdari ka thënë se ajo që skuadrat shfaqnin në fushë, nuk përputhej me atë që ishte në renditje.

“Ishte një kampionat i shkurtër dhe i gjatë. I shkurtër sepse nisi me vonesë dhe i gjatë sepse ishte dramatik deri në fund. Si pasojë e ndeshjeve të shpeshta, ra në sy, problemi fizik.

Kjo ishte arsyeja pse kishim këtë renditje në fund të sezonit. Për të mos thënë se ishte kampionati më i dobët, më është dukur një nivel poshtë mesatares, nga ana fizike.

Mbaj mend 10 vite më parë me Memën, në fund të kampionatit ishim shumë mirë fizikisht. Ajo që shikonim në renditje, nuk ishte në përputhje me atë që dukej në fushë. Është një punë e bërë te ekipi i Teutës, prej vitesh që të fitohej titulli.

Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë deri në një pikë. Prandaj këmbëngul te rënia fizike, sepse u ndje te Vllaznia. Ekipet e Superiores nuk kanë më shumë se 11 lojtarët titullarë për të luajtur.

Ekipet morën atë që merituan. Kush e shikon nga jashtë thotë se ishte një kampionat i luftuar, por në fushë nuk ishte ashtu.”, u shpreh Hajdari.