Një ekip i vogël dhe pa shumë emër, por me shumë dëshirë, grintë e përkushtim nesër do të kërkojë të shkruajë historinë.E kemi fjalën për Shënkolli U17 që do të diskutojë finalen për titullin kampion përballë Tiranës me shumë emër. Megjithatë për lezhjanët emri i kundërshtarit nuk ka shumë rëndësi.

Ata janë të vendosur për të shkruar historinë e tyre. Një vendosmëri që e kanë marrë nga trajneri që i stërvit, i mirënjohuri Dritan Smajli, ish- futbollisti i njohur i Vllaznisë vite më parë.

Në fakt kemi të bëjmë me një ekip i cili ka gjashtë vite që funksionon dhe spikat, më parë me emrin “Porto” dhe tashmë pas bashkimit me FK Shënkolli, luajnë me këtë emrin e fundit.

Ato janë kampiona qe ne moshen 11 vjeçare dhe perseri po tregojne se jane shpresa e brezit te arte te Lezhes. Te drejtuar fillimisht nga Leonard Perloshi e më pas Hasan Hoxha e Klajti Reçi dhe sot nga ish futbollisti i Vllaznise Dritan Smajli, ekipi ka 4 vite qe triumfon në futbollin e moshave por ecuria e sivjetme është vërtetë mbresëlënëse.

“Jemi ne finale per titullin kampion i Shqiperise dhe padyshim qe kjo eshte nje arritje e madhe sepse kemi lene pas ekipe me emer te madh ne futbollin shqiptar si Skenderbeun, Flamurtarin, Vllaznine, Partizanin etj etj.

Stafi drejtues eshte perkushtuar duke e ditur se eshte nje shprese per te qene nje brez i arte per Lezhen neser. Shpresojme tek fitorja per shume arsye dhe presim qe lezhjanet te kthejne vemendjen tek grupmoshat per t’i mbeshtetur.

Ekipi po mundohet te jete i qete dhe do grumullohet tek hotel “Rafaelo”. por sidoqofte finalja ka presionin e vet dhe normalisht kundershtari eshte nje klub me emer. Klubi ka punuar gjate gjith vitit per rritjen e cilesise te lojtarve dhe ne kete finale ka vendosur edhe autobusa falas dhe ka organizuar ne bashkepunim me sportadshes lezhjane nje koreografi tifozash neser perballe fanatiksave”- thotë trajneri Dritan Smajli.
Gjon GJEKA