Fenerbahçes i është ofruar një mundësi për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial, sipas Haber Global. Ai ka një kontratë që skadon në vitin 2024, me opsion për një vit tjetër.

Mediat turke kane bere te ditur se menaxheri Erkan Sulejmani ia ka ofruar lojtarin kanarinëve të verdhë dhe gjithashtu u ka bere te ditur drejtuesve te Fenerbahçse se ai mund ta largojë atë nga Manchester United në një transferim të lirë.

27-vjeçari aktualisht fiton 7 milionë euro në vit dhe ka kërkuar një marrëveshje trevjeçare me vlerë 5 milionë euro në vit nga klubi turk. Përveç kësaj, ai ka kërkuar gjithashtu 4 milionë euro si bonus nënshkrimi, me sa duket sepse agjenti i tij beson se ekziston mundësia e statusit të agjentit të lirë.

Ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete transferim. Erkan Sulejmani, menaxheri qe ne te kaluaren e tij si futbollist, ka veshur per nje sezon edhe fanellen e Vllaznise, por me se shumti ai po shkelqen si menaxher teksa ka bere transferime shume te rendesishme, ne futbollin francez, anglez etj.

Tashme eshte rradha te provoje aftesite e tij ne transferimin e Anthony Martial tek Fenerbahçe me parametrat si lojtar i lire dhe nese do ia arrinte, padyshim qe do te ishte diçka shume e rendesishme./SHKODRA-SPORT.COM/