Probleme në horizont për Luço Gonzales, mesfushorin argjentinas, i cili dikur është aktivizuar te Porto, ndërkohë që tashmë është pjesë e Atletiko Paranaense. Ai është akuzuar nga bashkëshortja e tij, Andreia da Silva Marques Gonzalez se ka tentuar që ta vrasë. “Globo Esporto” ka zbuluar deklaratën e saj. “Bashkëshorti im ka tentuar që të më vrasë pas një debati që pata me të, ka tentuar që të mbyste dhe të më priste duar.

Fëmijët e kanë parë se si më keqtrajtuar. Ai filloi që të bërtiste se do më vriste. Bosghatisi shtëpinë duke marrë të gjitha bizhuteritë deh kartat e mia të kreditit. Ai mori shumë para, madje dhe të punonjësve të mi”, ka qenë rrëfimi i saj.

Policia ka konfirmuar këtë çështje teksa ka hapur edhe një investigim ndaj Gonzales, i cili do të jetë i detyruar që të mos i afrohet në një distancë prej 500 metrash.