Ish-kapiteni i Vllaznisë, Elvin Beqiri, është nga lojtarët e brezit të fundit kampion me kuqeblutë. Pas 7 javësh kampionat, trajneri i Kombëtares U-17 të Shqipërisë i ka bërë një analizë ecurisë së shkodranëve.
Në intervistën për “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi flet edhe për ndeshjen me Partizanin, ku sheh si favorite Vllazninë.
Ndeshje të tilla si kjo Vllaznia- Partizani të japin emocione. Përherë këto dy skuadra kanë qenë rivale historike për njëratjetrën.
Këtë herë, të them të drejtën, shikoj favorite për të fituar Vllazninë. Me paraqitjet që ka bërë në këto shtatë javë, me kontigjentin e plotë që ka, e shoh më të favorizuar.
Partizani ka një grup më të limituar lojtarësh prej penalizimit nga merkatoja e bllokuar. Prandaj, them që Vllaznia ka më tepër mundësi të marrë 3 pikë të dielën për vetë situatën që po kalon.