Holanda zhgënjeu të gjithë pritshmëritë në ditën e djeshme teksa u eliminua nga Republika e Çekisë me rezultatin 0-2. Tulipanët bënë një lojë të dobët dhe në fund morën atë që meritonin.
Ndërkohë, kritika për performancën e kombëtares ka pasur edhe ish-futbollisti i saj, Rafael Van Der Vart. Ky i fundit, bëri edhe ironi duke thënë se ishte më mirë të luanin me Spanjën.
“Ju thashë se do të ishte ms mirë për Hollandën të luante ndaj Spanjës në fazën me eliminim direkt. Tani, duke lënë shakatë mënjanë, një performancë e tmerrshme nga Hollanda dje.
Çekët e merituan plotësisht fitoren”, u shpreh Van Der Vart. /VipSport/