I pafat ish- futbollisti i Vllaznise Milos Kaleziç. Vetem pak kohe aktivizim ne rradhet e ekipit te ri, atij te FK Novi Pazar dhe mesfushori malazez detyrohet t’i nenshtrohet nje nderhyrje kirurgjikale.
Ka qene vete klubi ne fjale ai qe e ka lajmeruar kete gje teksa ne faqen e tij shkruan se mesfushori u demtua ne ndeshjen ndaj Proleter dhe si rrjedhoje u detyrua t’i nenshtrohet nje nderhyrje kirurgjikale.
Mesa duket kemi patur te bejme me nje çarje te meniskut dhe lojtari nga Podgorica e ka rregulluar tashme ate, por gjithsesi do t’i duhet nje kohe rikuperimi qe ne fakt nuk eshte shume e gjate.
Kuptojme qe Kaleziç ishte sezonin e kaluar pjese e Vllaznise, ndonese pa luajtur nje rol te rendesishem ne rezultatet e saj, megjithate mesfushori malazez iu gezua edhe ai fitimit te trofeut te Kupes se Shqiperise ne fund te majit te ketij viti./SHKODRA-SPORT.COM/