Edi Reja ka ardhur në Kombëtare me një frymë bashkëpunimi dhe pa krijuar polemika. Të paktën kjo kuptohet edhe nga stafi që ka formuar, teksa ka preferuar të vijojë bashkëpunimin me tri prej bashkëpunëtorëve të Kristian Panuçit.

“Panorama Sport” ka siguruar edhe listën e plotë të organikës së kuqezinjve. Serxho Porrini, trajneri i dytë i Rejas është një ish-mbrojtës i Juventusit me shumë eksperiencë. Më tej, Luixhi Febrari do të jetë preparatori atletik i skuadrës.

Luka Laurenti, trajneri fizik dhe Alariko Rosi, videoanalisti, së bashku me doktorin Xhanluka Stesina janë tre njerëzit që kanë punuar edhe me Panuçin në Kombëtare.

serxhio porrini

(Serxhio Porrini, kur luante te Juvja)

Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku do të jenë pjesë e stafit ndihmës, ndërkohë që Ilir Bozhiqi si trajner i portierëve. Më tej, fizioterapistët Ylli Mihali, Arzen Voci, Altin Haxhia dhe Arjan Llaperi si dhe Fatos Kademi dhe Osman Bulku të bazës materiale përbëjnë stafin e Kombëtares, që plotësohet me Dritan Babamustën si menaxher i kuqezinjve.

 

Reja-Salihi-Bulku