Ish-mbrojtësi i Tërbunit, Armaldo Mezini, duket se është shumë pranë Lushnjës. Kështu, futbollisti dhe klubi janë në bisedime për detajet e fundit dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Për Mezinin në garë ishte edhe Kastrioti, por duket se Lushnja ka qenë në “pole-position” për ish-mbrojtësin e Tërbunit. Kujtojmë këtu se, në fundin e sezonit Mezini mbylli aventurën e tij shtatë vjeçare tek Tërbuni.

Tashmë, si futbollist i lirë, ish-mbrojtësi i pukjanëve në sezonet e kaluara, është në bisedime të avancuara me ekipin e Lushnjës dhe është shumë pranë klubit lagunar. Në këtë mënyrë, në vijim pritet të marrë formë zyrtare një gjë e tillë, me Mezinin që është shumë pranë firmës me Lushnjën.

Në Pukë, Mezini ishte kthyer në një legjendë të Tërbunit dhe në një nga figurat më të dashura për dashamirësit pukjanë. Një gjë e tillë erdhi edhe prej faktit se 28-vjeçari, gjatë këtyre shtatë viteve kishte provuar pothuajse gjithçka me pukjanët, nga eksperienca në Superiore deri tek rënia në Kategorinë e Dytë.
Maringlen ZHIVANI