Sezonin e kaluar ka qene pjese e Vllaznise, madje duke i luajtur thuajse te gjitha ndeshjet si titullar, por ne fund te tij drejtuesit e klubit e pane te paarsyshme rinovimin e kontrates me te.

Mbrojtesi vlonjat Valto Zeqaj kesisoj u vu ne kerkim te nje ekipi te ri dhe per kete arsye, ditet e fundit duket se ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit te qytetit te tij te lindjes.

Ai i eshte bashkuar ekipit te Flamurtarit ne stervitje dhe me shume siguri do te jete pjese e tij ne sezonin e ri. Zeqaj ka qene lojtari i preferuar i trajnerit Hasan Lika tek Vllaznia ne sezonin e kaluar sepse ishte ai qe e mori ne ekip, por me pas gjerat nuk kane shkuar mire per te dhe shkodranet nuk rinovuan me lojtarin.

Mbrojtesi shtatelarte e ka nisur karrieren tek Flamurtari, me pas ka kaluar tek Besa, Sopoti, Apolonia, Luftetari, Flamurtari i Prishtines dhe tek Vllaznia ndersa tani pritet te rikthehet serish aty ku e nisi karrieren e tij.
www.shkodrasport.com