Partizani ka arritur të mposhtë me rezultatin 0-2 skuadrën e Dritës në një test miqësor. Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e Ohrit, ishte një test miqësor për të dyja skuadrat për të parë se çfarë mungon në kontingjentin e tyre, por gjithashtu për Partizanin e cila kjo vjen përpara ndeshjes së Ligës së Konferencës ku të kuqtë do të kenë përballë skuadrën Stiful George.

Ndeshjen e hapi, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Dajan Shehi duke realizuar golin e parë me “demat” në minutën e 20-te.

Më pas në minutën e 54 erdhi dhe dyfishimi i rezultatit me Stenio Zhunior. Kjo ishte miqësorja e tretë e Partizanit në qytetin e Ohrit pas fitores minimale 0-1 ndaj Shkupit, barazimit 1-1 ndaj Strugës dhe fitores ndaj Dritës.

Pas kësaj sfide skuadra do të drejtohet drejt kryeqytetit për tu përgatitur maksimalisht për sfidën e Ligës së Konferencës.

MIQËSORE E PËRFUNDUAR –

DRITA 0-2 PARTIZANI

Shehi 20′, Stenio Zhunior 54′