Barcelona u mposht thellë në shtëpi mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kampionëve me rezultatin 1-4 nga PSG. Lionel Mesi hapi llogaritë për blaugranët pasi shënoi nga pika e bardhë, mirëpo më pas nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur katastrofën.

Rreth gjendjes së argjentinasit, pas sfidës është shprehur edhe ish-futbollisti i Anglisë, Xho Kol. Ky i fundit thekson se Mesi dukej i pa përfshirë emocionalisht në sfidë.

“Mosinteresim është fjala e duhur. Mesi dukej i painteresuar në ndeshje, është e vështirë për një ish-futbollist ta kritikojë atë sepse ai është gjeni dhe është më i madhi që unë kam parë. Por, nuk dukej i përfshirë emocionalisht në këtë ndeshje. Ai është një nga liderët e ekipit, së bashku me Pike dhe Buskets, por ndaj PSG ky bosht u duk i dobët. Nuk kishte lidhje mes reparteve. Rezultati 1-4 është i thellë, por francezët mund të shënonin gjashtë.

Ishin shenja shqetësuese për Barcelonën. Nuk e di si do ta zgjidhin kaosin që është krijuar dhe unë nuk e shoh Mesin me atë fanellë në të ardhmen. Por, do të jetë e vështirë për të t’i bashkohet një ekipi tjetër sepse ai duhet të bëjë ato lëvizje që bënte para tre apo katër viteve. Nëse ai luan si tani, do të jetë një bast. Edhe për Guardiolën madje, që i jep skuadrës entuziazëm, energji dhe mban grupin e bashkuar”, u shpreh Kol. /VipSport/