Friday, January 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsh-mesfushori i Skënderbeut 'okazion' për Superioren, shfaqet në Tiranë dhe trazon merkaton

Ish-mesfushori i Skënderbeut ‘okazion’ për Superioren, shfaqet në Tiranë dhe trazon merkaton

Uerdi Mara është pa ekip, që prej kohës që e mbylli me Dinamo Batumin në Gjeorgji. Së fundmi ka ndarë një postim ku tregon se ndodhet në Tiranë, ndërsa po stërvitet individualisht.

26-vjeçari shfaqet si okazion për Superioren në këtë periudhë merkato. Si produkt i Skënderbeut, pikërisht me korçarët numëron më tepër ndeshje në karrierë.

Skënderbeu e shiti te Keciorengucu në vitin 2022. Prej atëherë ka provuar aventura edhe në Bullgari.

Paraqitjet e vetme në Shqipëri i ka me Skënderbeun. Me postimin e fundit Mara tregon se po qëndron i gatshëm për një eksperiencë të re.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments