Derbi Tirana – Partizani (5-1) vijon të “luhet” edhe në rrjetet sociale. Skerdi Bejzade, ish- sulmuesi i te kuqve, por qe gjate karrieres se tij ka luajtur edhe me Vllaznine, ka komentuar paraqitjen pozitive të Esin Hakajt.
Mbrojtësi shkodran i Partizanit zëvendësoi denjësisht Lorenc Trashin, fakt që ka lënë përshtypje pozitive edhe te ish-sulmuesi i njohur i Superligës. Përmes një komenti në rrjetet sociale, Bejzade i vë notën 10-të, mëngjërashit dhe brazilianit William Cordiero Melo.
“Me këtë Hakaj, unë sot e pashë. Po ja fut kot. Ky po luante me lojtarin më të mirë që ka Tirona, Kobinah si e ka ai. Edhe nuk e la me ik ndonjëherë.
Golat erdhën nga mbrojtësit e qendrës. Për mua Kordiero dhe Hakaj e kanë justifikuar veten sot”, shkruan Bejzade.
Hakaj ne fakt nuk ka luajtur aq sa duhet ne kete kampionat, ngaqe kuptohet ka patur rival per krahun e majte te mbrojtjes nje emer si Lorenc Trashi, megjithate sa here qe i eshte dhene mundesia, eshte munduar te tregoje aftesite e tij, ashtu siç beri ne perballjen e fundit me Tiranen.